Në uebfaqen e Komunës së Sarajit ka publikuar të dhënat e përgjegjësit për marrëdhënie me publikun, buxhetin e realizuar, organogramin, dhe përbërjen e komisionit të këshillit komunal, njofton Portalb.mk.
Megjithëse me përparime në fushën e tranparencës komunale, Saraji vazhdon të jetë ndër më jotransparentja për shkak se i mungojnë të dhënat për shpenzimet komunale, të kryetarit të komunës, Blerim Bexheti dhe të udhëheqësve të sektorëve komunale.
Komuna e Sarajit nuk ka publikuar as të dhënat e këshilltarëve komunal – emrat mbiemrat, numër kontakti dhe e-mail adresat.
Megjithatë, këto ishin premtimet që kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i dha në emisionin “Debat përnime në Saraj” dhe me sa duket këto premtime ngelën vetëm në studiot televizive.