E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Komandantët e UÇK-së ministra në Qeverinë reformuese

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i kumtoi emrat e ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë në Qeverinë e ardhshme me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë qeveri do të jetë i përfaqsuar nga 2 zv/kryeministra dhe 4 ministra.

Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

I lindur më 21.01.1960, shkollimin fillor e ka kryer në “Dituria”-Likovë, të mesmin në  “19 nëntori” Q M Teknike- Prishtinë. Në arsimin e lartë është i diplomuar në fushën e Maqinerisë

Ka punuar si profesoir i lëndëve teknike deri në vitin 2000. Ka qenë doganier i lartë në vitet 2000-2001.

Angazhimi politik

Zv/drejtor i Doganave të RM-së

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra

Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010

Kryetar i Komunës së Likovës

E njeh gjuhën gjermane.

Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

Hazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe.

Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

Bujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Gjatë mandatit të kaluar ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, ndërsa aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.

 Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë

Salihi ka qenë anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së, për të tani për tani nuk ka të dhëna.

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Kreshin Bekteshi është nga Kërçova, ai studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe.

Ai ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel.

Ramiz Merko, ministër pa resor

Ramiz Merko i lindur më 12.4.1957 në Strugë. PhD, specialist në ekonomi.

Ka qeë kryetar i Komunës së Strugës.

Aktivitetet në Kuvend:

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Anëtar
Komisioni për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Zëvendës Kryetar
Komisioni Legjislativ, Anëtar
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Anëtar
Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Anëtar
Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndëretnike, Zëvendës Anëtar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, Kryetar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë, Anëtar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Anëtar

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads