More

    Kjo është profesoresha amerikane që e pranoi Islamin, rrëfimi i saj është i pazakontë

    Në mbarë botën, cdo ditë ka shumë njerëz që e pranojnë fenë islame, por ne as që jemi në dijeni për ta.

    Por kur Islami pranohet nga një grua e shkolluar dhe e ngritur sic është protagonistja e këtij tregimi, atëherë kjo histori nuk ka se si të mbetet pa u vënë re.

    Fidelma O’Leary është profesoreshë e Neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, dhe profesoreshë e Biologjisë në Universitetin St. Edwards.

    Ajo tregon se si u njoh për herë të parë me islamin, dhe se pasi e lexoi një pjesë të Kur’anit Famëlartë, e kuptoi se bëhej fjalë për një besim që e kishte pasur në zemër tash e sa kohë.

    Rruga e saj për në Mekë u përcoll me befasi të shumta për muslimanen e re, e cila tregon se si emri i saj bënte që ajo të merrej në pyetje, para se të mund të nisej në Haxh. Por zonja O’Leary nuk e kishte bezdi që të gjithëve tu tregonte për bindjet e saj fetare.

    Në kuadër të eksperiencave të reja, zonja O’Leary vizitoi një sërë dyqanesh për të gjetur veshje të përshtatshme për në Mekë.

    “Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem”, është pjesa që e prekë tej mase besimtaren e re, e cila thotë se nuk mund ta besojë se po e sheh me sy vendin kah i cili drejtohet për të kryer lutjet e saj pesë herë në ditë. /MESAZHI/

     

     

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...