Në rrjetët sociale janë shpërndarë fotografi në të cilat mund të shihen kryetarët e Besës dhe PDSH-së, Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi. Nuk bëhen të ditura detaje nëse ky takim është vazhdimësi e takimit paraprak mes dy kryetarëve opozitarë, dhe për çka mund të kenë biseduar të njejtit.
Vetëm para disa ditësh u realozua një takim mes Kasamit dhe Thaçit, ndërkohë që mediumet akuzuan Lëvizjen Besa për hipokrizi, pasi të njejtit kishin deklaruar se asnjëherë nuk do të bashkëpunonin me një politikan që u është betuar “deri në vdekje” shërbimit sekret.
Pas zgjedhjeve parlamentare, PDSH publikoi se kishte një marrëveshje parazgjedhore për bashkëpunim me Besën, por kjo e fundit mohoi një gjë të tillë./FAKTE.Net