More

    Ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasave të para për vitin akademik 2024/25

    Filloi regjistrimi i nxënësve të klasave të para për vitin akademik 2024/2025. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë që gjatë muajit maj, në shkollat fillore të vendit, do të regjistrohen nxënësit e klasave të para ndërsa prindi ose kujdestari është i detyruar ta regjistrojë në shkollën fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Nga Ministria sqarojnë se për regjistrim do t’iu nevoitet paraprakisht  një kërkese e mëparshme e prindit ose kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga mësuesi ose psikologu i shkollës.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse deri më 31 janar të vitit pasardhës mbush gjashtë vjeç, pas një kërkese të mëparshme të prindit ose kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga mësuesi ose psikologu i shkollës”.

    Prindi ose kujdestari , sipas njoftimit të MASH, ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku ai banon ose është me banim të përhershëm. Theksojnë që shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj. “Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në vendbanimin e tij”, thuhet në komunikatën e ministrisë. /SHENJA/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...

    Sërish takim Toshkovski-Daçiq, i pari i policisë serbe sot në Kumanovë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të...