Pas 7 viteve durim, suksese dhe këmbëngulje “K.A Liria” e plotësoi dëshirën e saj për sigurimin e uniformave të njëjta për të gjithë atletët e klubit. Është kjo hera e parë që “K.A Liria” si klubi i dytë më i mirë në të gjithë Maqedoninë, të mobilizohet me uniforma nga një institucion zyrtarë , njofton derveni.info.
Falënderim të veçantë shkon për “Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim” (TIKA), e cila përveç aktiviteteve të tyre kulturore dhe edukative, këtë herë kontribuan edhe në fushën e sportit, kështu duke i vlerësuar sukseset dhe arritjet e këtij klubi, i cili gjatë këtyre 7 viteve ka qenë shkollë e atletikës në Maqedoni duke kultivuar atletë të cilët e kanë prezantuar shtetin tonë në garat botërore, evropiane, ballkanike dhe ato Olimpike .