E diel, 1 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Ja si i urojnë shqiptarët dhe Ali Ahmetin, Bekim Jashari dhe Ramiz Ladrovci

Kryetari i Drenasit Ramiz Ladrovci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebooknë emër të tij dhe në emër të kryetarit të Skenderajit Bekim Jashari kanë uruar të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe.

Ladrovci në profilin e tij mes tjerash ka shkruar:

Të dashur vëllezër e motra në Maqedoni,

I dashur vëlla Ali,

Sot, me aprovimin e Ligjit për gjuhën shqipe, u shënua një përparim i madh për të gjithë, duke ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet.
Gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike.
Urojmë që ky sukses i fillimvitit të jetë pjesë e mbarësisë dhe sukseseve tjera për të gjithë, në rrugën tonë të përbashkët evropiane dhe vlerave të saj,
Përgëzime vëllazërore nga Skënderaji dhe Drenasi nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads