Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.

 

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje në emisionin Radar në Radio Dukagjini.

 

Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.

“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë. Unë kam kontaktu me presidenten, kryeministrin, Albulena Haxhiun e gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë përgjigje. Na kanë ndihmu Policia, populli e familjarët”, thotë ajo.

 

Familja e tij, përveç që duhet të përballen me tensionin që ka prodhuar procesi kanë edhe vështirësi financiare për shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.

 

Ata kërkojnë ndihmën e të gjithëve për të vazhduar betejën për drejtësi.

 

➡️ Detajet e llogarisë:

 

IBAN: XK051507011002518930

 

Emri: Arieta Spahiu (bashkëshortja e Arbnorit)

 

Raiffeisen Bank Kosovo – SWIFT: RBKXKPRXXX

 

 

 

Ndryshe, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu, po mbahet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023 – duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

 

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

 

Sipas avokatëve ky veprim është i motivuar politikisht dhe i pambështetur në asnjë provë konkrete, ngase Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga nëntori i vitit 2021 dhe nuk ka lidhje me rastin e Banjskës të vitit 2023./ Radar/Radio Dukagjini

Më të lexuara

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira...

Komuna e Zhelinës intensivisht punon në përmirsimin e kushteve për zhvillim të turizmit në Liqenin Kozjak

Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë...

Vetëm tre portierë kanë shënuar gol nga loja në Ligën e Kampionëve

Anatoli Trubin ishte hero për tifozët e Benfika-s, pasi...

Artikuj të ngjashëm