Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy deputet tjerë nga Kumanova. E veçanta e kësaj foto është se Ilmi Aziri është deputet i ASh-së së Ziadin Selës, ndërsa Rijat Shaqiri deputet i ASh-së së Arben Taravarit, përcjell TS.
Kjo foto e bashkimit mes tre kumanovarëve është edhe një sinjal i bashkimit të Frontit Europian pas trazirave politike në Maqedoninë e Veriut.
Nuk dihet nëse kjo foto është edhe një lajm se ASH-ja e Selës nuk do të jetë pjesë e qeverisë së VMRO-së dhe VLEN-it./TS/