More

    Hudhen mbeturinat para komunës së Sarajit nga një banor i revoltuar

    Një qytetarë i revoltuar i Sarajit, sot në mëngjes i ka hedhur mbeturinat para derës së komunës. Siç mësohet ai këtë e ka bërë për shkak se komuna e Sarajit vazhdon të jetë e ngulfatur nga mbeturinat ku e ka detyruar këtë banorë që ti hedh para derës së komunës së Sarajit.

    Bëhet fjalë për Natmir Ismaili nga fshati Gërçec , kurse ngjarjen e rëfen djali i tij me një postim në rjetin social facebook ku ai shkruan:

    Gjëja më e vështirë në jetë është kur njeriu del jashtë parimeve të tij morale dhe etike!

    Sot ndonëse ditë e bekuar, ndodhi një gjest më i shëmtuar gjatë gjithë jetës time.
    Pasi që Komuna e Sarajit ka për obligim të kujdeset për mbeturinat e fshatrave me firmën e cila merret konkretisht me këtë punë, ne si qytetarë kemi për obligim t’ua paguajmë shërbimin. Mirëpo si zakonisht edhe përkundër shërbimit të paguar, tek ne nuk erdhën që t’i marrin mbeturinat. Në të gjithë fshatin i morrën të mërkurën para një jave, kurse sot në mëngjes erdhën deri tek fqinji im i cili ka gjendjen financiare më të mirë se unë dhe duke u qeshur morrën mbeturinat e tij, kurse mbeturinat e familjes time i nënçmuan. Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për tu ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë….

    I morra të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet.
    P.s: nëse edhe më tej nënçmoni familjen time dhe nëse edhe njëherë nuk i merrni mbeturinat edhe përkundër shërbimit të paguar, radhën tjetër jo para derës së Komunës por tek zyrja e kryetarit do ti hedh.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...