Hoxha: Po i zgjidhim në mënyrë të përhershme nevojat infrastrukturore të banorëve të Sarajit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik për banorët e fshatit Laskarcë në komunën e Sarajit.

 

“Po bëjmë një kthesë në mënyrën se si e trajtojmë gjendjen në terren. Qëllimi është t’i zgjidhim në mënyrë të përhershme problemet infrastrukturore”, deklaroi Hoxha.

 

Investimi në Laskarcë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik kap vlerën prej 85 milionë denarësh, mjete të siguruara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është pjesë e një pakete më të gjerë projektesh me të cilat në mënyrë sistematike po zgjidhen problemet shumëvjeçare të qytetarëve në komunën e Sarajit.

 

Së shpejti do të fillojë edhe rregullimi i Lumit të thatë, me çka do të sigurohet një zgjidhje e përhershme për uljen e rrezikut nga përmbytjet në vendbanimet e kësaj komune.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm