Komisioneri për Zhvillim i Bashkimit Europian Johanes Hahn erdhi sot në Prishtinë. Arsyeja kryesore po del të jetë presioni për heqjen e taksës për mallrat serbe. Por vizita e tij nuk ka arrit që t’ia ndryshoj qëndrimin kryeqeveritarit të Kosovës Ramush Haradinaj për këtë çështje.

Muhabetin me komisionerin Johanes Hahn e nisi me temën e liberalizimit të vizave. Por mysafiri nga Brukseli ia kujtoi të enjten pasdite kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj se kjo çështje është përmbyllur në dhjetorin e kaluar kur pati thënë se Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave deri më 2020, e se tash është vetëm fillim viti.

Mirëpo kryeministri i vendit u shpreh më optimist.