Shefi i suspenduar i Prokurorisë së lartë publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi do të paraqesë ankesë në Këshillin e prokurorëve publik lidhur me vendimin e sotëm të Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore
Sipas Prokurorisë Hajrullaini dhe një prokuror tjetër publik nga Prokuroria e lartë publike e Shkupit kanë kryer shkelje të rënda disiplinore sipas nenit 91, paragrafi 6 i Ligjit për prokurorinë publike, përkatësisht me dashje dhe në mënyrë jo të arsyeshme kanë bërë gabime të mëdha profesionale.
Në një deklaratën për Agejncinë e Lajmeve MIA Mustafa Hajrullahi ka thënë se arsyeja e vetme për gjithë këtë fushatë kundër tij është procedura në lidhje me bonuset për të angazhuarit në ish Prokurorinë speciale publike.
“Me përgjegjësinë më të madhe morale, materiale dhe penale them se arsyeja e vetme për gjithë këtë fushatë kundër meje janë vetëm bonuset kundër PSP-së”, thotë Hajrullahi.
I pyetur se si e komenton vendimin e Komisionit, ai akuzoi për presione që kinse i janë bërë Vjollca Elmazit.
“Atëherë si mund ta komentoj përveçse ta telefononi denoncuesen Vjollca Elmazi ta pyesni se sa javë nuk ka fjetur për shkak të presioneve të Lupço Kocevskit për të dhënë një propozim të tillë”, tha Hajrullahi.
Ai tha se pas vendimit të Komisionit vijon ankesë deri në Këshillin e prokurorëve publik i cili duhet të formojë Komision prej tre anëtarësh të cilët do të jenë edhe raportues lidhur me propozimin dhe vetëm atëherë Komisioni me shumicë prej dy të tretash, duhet të vendosë për propozimin e dorëzuar.

