E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Graniti i bën një dhuratë të shtrenjtë Taulantit për ditëlindje

Granit Xhaka ka befasuar vëllain e tij, Taulantin, me një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij, një Mercedes G-Class.

Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes. Siç shihet në një storie në Instagram nga mesfushori i FCB-së, ai ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i tij, Graniti.

Në një video të shkurtër, Taulanti njoftohet me dhuratën e tij: një Mercedes G-Class i bardhë. Në videon e shkurtër Taulanti ka shtuar hashtag-un “dhurata për ditëlindje” dhe ka falënderuar vëllain e tij. “Faleminderit vëlla! Unë të dua!”, thitë ndër tjera në postimin e tij.

Dhurata për ditëlindjen e Xhakës sipas çmimeve të tregut kushton shumë. Një Mercedes G-Class i këtij lloji kushton rreth 200 mijë euro.

Graniti uroi vëllain e tij edhe në rrjetet sociale duke shkruar: “Gezuar Ditelindjen vellai im. Së bashku hodhëm hapat e parë. Kur nuk kisha mbështetje, ti ishe aty për mua. Këshillat tuaja më kanë motivuar gjithmonë. Shëndet dhe më të mirat për ju dhe familjen tonë”, shkruan Graniti për një foto të përbashkët që është bërë me siguri në makinën e re.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads