MPB njofton se me datë 13.02.2025 ora 21:45, në NjP Gallatë, personi Sh.Ç. (56) nga fshati Toplicë e Gostivarit, ka raportuar se nga garazhi i cili ndodhet në katin përdhesë të shtëpisë së tij familjare i është marrë vetura e pasagjerëve ,,BMW” me targa të Gostivarit. Po merren masa për gjetjen e automjetit.