E premte, 30 Maj, 2025
13.8 C
Skopje

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose lëndë plasëse, sipas nenit 396 paragrafi 5, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Batincë, punonjësit e policisë kanë gjetur armë dhe një sasi të madhe municioni – tre pistoleta dhe gjithsej 643 plumba me kalibra të ndryshëm, të destinuara për lloje të ndryshme armësh.

Prokurori publik vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore – rreziku nga arratisja dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale – ndaj i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, theksojnë nga prokuroria.

Më të lexuara

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

Ish deputeti Salim Sulejmani sot në seancën qeveritare është...

Tronditje në sallën e operacionit: I hoqën 35 gurë në veshka, pinte tre litra pije të gazuara në ditë

Urologu brazilian, Dr. Talas Andrade, ka paralajmëruar për rreziqet...

U larguam nga puna në Drisla sepse jemi me VLEN-in, thonë Ameti e Ridvani nga Batinca

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads