Shkup, 24 nëntor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, ka siguruar gjashtë autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit, do ti dhurohen Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit. Kështu ka informuar ministri i Mjedisit Jetësor, njëherësh zëvendëskryeministër Izet Mexhiti, ndërsa ka thënë se qytetarët për Qeverinë janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre!
“Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar”./koha.mk