More

    Gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe në autobusët e rinj ekologjik në Shkup, MMJPH: Do të përmirësohen para se autobusët të dalin në qarkullim

    Bashkimi Evropian i ka dhuruar Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup gjashtë autobusë ekologjikë, ndërsa në pranim-dorëzimin e tyre morën pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, si dhe ambasadori i BE-së në vend, Michalis Rokas.

     

    Por ajo që u vërejt nga mediat ishin mbishkrimet brenda autobusëve që ishin në tre gjuhë, ndërsa në gjuhën shqipe ishin shkruar gabimisht. Gjegjësisht, në ngjitëset shkruhej: “Mos u mbërohet në derë”, ndërsa duhet të jetë “mos u mbështet në derë”, siç është shkruar në gjuhën angleze dhe maqedonase.

    Pasi u vërejt ky gabim drejtshkrimor në gjuhën shqipe, kanë reaguar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH), prej ku thonë se ngjitëset do të ndërrohen para se autobusët të lëshohen në përdorim.

    “Autobusët e rinj me gaz natyror të kompresuar, të cilët u dorëzuan sot nga UNOPS në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup, dhe janë donacion nga Bashkimi Evropian përmes projektit “BE për ajër të pastër”, mbërritën në Maqedoninë e Veriut me ngjitëse orientuese në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze nga investitori i huaj dhe të njëjtat janë shënuar me gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe dhe maqedonase”.

     

    “Gabimet u vërejtën menjëherë dhe u përgatitën ngjitëse të reja nga UNOPS, të cilat do të ndërrohen para se të vihen në përdorim gjashtë autobusët ekologjikë, të dedikuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit”, thonë nga MJPH./Telegrafi

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me...

    Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne...

    Mirë se vini, vëllezër nga Shkupi!” Shkëndija pranon kërkesën e Shkupit

    Drejtuesit e Shkëndijës përmes faqes së tyre zyrtare kanë njoftuar se është pranuar kërkesa e FC Shkupit për praninë...

    BE i dhuroi gjashtë autobusë ekologjikë qytetit të Shkupit

    Gjashtë autobusë ekologjikë, donacion nga BE-ja mbërritën në garazhet e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.   Autobusët kanë kapacitet për 98 persona,...