Futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani, gjendet në Iran: Jam mirë…

Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët ndaj Iranit duke e sulmuar vendin, sulme që sollën edhe vrasjen e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.

Situata e krijuar që solli edhe reagimin e Iranit që sulmoi bazat amerikane në vende si Katari, emiratet e Bashkuara Arabe apo Kuvajti, bëri që të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive. Kampionati iranian është pezulluar për një periudhë pa afat dhe në këtë ligë aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, që është pjese e Esteghlal.

Një ditë pas sulmeve në vendin e Gjirit Persik, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale nëpërmjet një Instagram Story duke i siguruar të gjithë se është mirë dhe duke u shprehur se shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejt.

 

‘Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë’-shkruante Asani në postimin e tij të shoqëruar me emojin e flamurit iranian dhe atë të lutjes.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Ish-drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut nën hetim, dyshohet se shkaktoi dëm prej 11 milionë denarësh

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në...

Artikuj të ngjashëm