More

    Fronti Europjan, filloi sonte nga Gostivari

    Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës) sot me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në Gostivar edhe zyrtarisht iu bashkua “Frontit Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), raporton Portalb.mk.

    Aleanca për Shqiptarët e rreshtuar pas Ziadin Selës do të shkojë në zgjedhje me lista të përbashkëta me BDI-në dhe partitë e koalicionit “Fronti Evropian”.

    Pas nënshkrimit të koalicionit, Ziadin Seladeklaroi se “ne po bëhemi bashkë për të parandaluar rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe sa më shpejtë këtë vend të gjithë komunitetet t’i bëjmë pjesë e Perëndimit”.

    Nga ana tjetër, Ali Ahmeti deklaroi “sot është momenti që ne të jemi bashkë sepse rreziku nga Lindja po vjen, po lëvizin trupa të tërë armatimesh deri në koka bërthamore. Prandaj neve na duhet uniteti, veprimi dhe mendimi i fortë për të qenë përballë të gjithë të tjerëve me mandate të forta që të bëjmë politika paqësore që t’i themi Po vërtetë Evropës dhe Jo-në e fortë Rusisë”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...