More

    Fondacioni ALBIZ publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2018/19, 40 bursa të suksesit si dhe 135 bursa sociale

    Fondacioni ALBIZ  publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2018/2019, ku do të ndahen 40 bursa të suksesit si dhe 135 bursa sociale për studentë.

    Pas shqyrtimit të gjitha aplikimeve Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë studentët se në konkursin bursa të suksesit kanë fituar studentët e renditur  nga numri rendor  1 deri 40. Ndërsa në konkursin bursa sociale kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor  1 deri 135.

    Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në Halkbank.

    Fituesit do të njoftohen nga Fondacioni ALBIZ rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.

    Studentët me vete në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes duhet ti kenë këto dokumente:

    1. Dokument identifikimi
    2. Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank
    3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

    SQARIM!

    Studentët të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ siç është paralajmëruar në konkurs.

    SQARIM!

    Kandidatët e kualifikuar si “Dokumentet nuk janë të kompletuara” nënkupton kandidatët që:

    • Nuk kanë kompletuar dokumentet e nevojshme për aplikim;
    • Janë fitues të bursës nga ndonjë institucion tjetër;
    • Vëllai ose motra është fituese e bursës nga Fondacioni Albiz;    

    Për listën e fituesve në konkursin bursa të suksesit klikoni këtu

    Për listën e fituesve në konkursin bursa sociale klikoni këtu

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...