More

    Fondacioni Albiz me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit shpërndau mbi 180 pako ushqimore

    Fondacioni Albiz me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit shpërndau mbi 180 pako ushqimore për familjet me status të rënd social në kuadër të projektit “Pako ushqimore – Ramazani 2017”.

     

    Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës ku më së shumtë paraqitet nevoja për ndihmë në rrethin ku veprojmë. Andaj edhe Fondacioni Albiz nëpërmjet këtij projekti synon sensibilizim dhe solidaritet me kategoritë e veçanta në shoqëri.

     

    Pakot ushqimore janë përbë me artikuj ushqimor që plotësojnë nevojat elementare të një familje. Shpërndarja e tyre është bërë në mënyrë të organizuar nga ana e Fondacionit Albiz si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve.

     

    Ky projekt është pjesë e platformës socio-humanitare me anë të së cilës Fondacioni Albiz vazhdimisht është në përkrahje të familjeve në nevojë.

     

    Me këtë rast Fondacioni Albiz shpreh mirënjohjen e thellë tek të gjithë donatorët për solidaritetin e shprehur.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...