Banka Qendrore e Sirisë transferoi fshehurazi 250 milionë dollarë në para të thata në Moskë me aeroplan në 2018-2019, shkruan Financial Times.
Agregatori rus i doganave Import Genius ka zbuluar informacione rreth këtyre transfertave, të cilat ndodhën në një kohë kur Siria ishte shumë e varur nga mbështetja ushtarake ruse dhe regjimi i Bashar al-Asadit vuante nga sanksionet perëndimore.
Ndërkohë, familja Assad po blinte prona luksoze në Moskë përmes skemave duke përdorur një rrjet kompanish fantome dhe marrëveshje kredie.
Paratë u transferuan nga Siria në bankat ruse që më vonë u vunë nën sanksionet e SHBA, si RFC Bank dhe TSMR Bank, transmeton Telegrafi.
Ekspertët duke përfshirë David Schenker, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet e Lindjes së Afërt nga viti 2019 në 2021, sugjeruan se këto transferta ishin një mënyrë për të transferuar paratë e grabitura jashtë vendit, për të siguruar një jetë luksoze për regjimin dhe rrethin e tij dhe për të shmangur sanksionet perëndimore.
Në të njëjtën kohë, një burim tjetër i njohur me të dhënat e bankës qendrore siriane dha një shpjegim alternativ: banka duhej të bënte pagesa në para për shkak të sanksioneve, të blinte grurë nga Rusia dhe të paguante për shërbimet e printimit të parave dhe shpenzimet e “mbrojtjes”. /Telegrafi/