E shtunë, 19 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Fillon viti shkollor në Gazën e shkatërruar pas pauzës gati dyvjeçare

Viti i ri shkollor në Rripin e Gazës filloi të dielën, pasi u pezullua për shkak të 16 muajve të sulmeve izraelite në enklavë, tha Ministria e Arsimit.

 

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se nxënësit do ta ndjekin mësimin “në shkollat ​​që ekzistojnë ende, të rinovuara dhe të pajisura, apo përmes shkollave alternative dhe pikave arsimore që janë krijuar në shumë zona”.

 

Ministria tha se po kërkonte të ofronte klasa onlajn për studentët që nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën “për të siguruar që ata të vazhdojnë arsimimin e tyre”.

 

Viti i ri shkollor “filloi në Gaza mes shkatërrimeve masive dhe mungesës së madhe të burimeve dhe kapaciteteve”.

 

Ministria u bëri thirrje organizatave të të drejtave të njeriut që të bëjnë presion ndaj Izraelit që ta lejojë qasjen në materialet e nevojshme për procesin arsimor në Gaza.

 

Sipas të dhënave palestineze, 85 për qind e shkollave në Gaza janë jofunksionale për shkak të bombardimeve izraelite.

 

Zyra e medias e qeverisë së Gazës tha se të paktën 12.800 nxënës dhe 800 arsimtarë dhe staf administrativ janë vrarë dhe 1.166 institucione arsimore janë shkatërruar në luftën izraelite që nga tetori i vitit 2023, duke vlerësuar dëmin në sektorin e arsimit në mbi dy miliardë dollarë.

 

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 48.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarrest në nëntor për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

 

Izraeli po përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për fushatën e tij ushtarake.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads