More

    Filloi rekonstruimi i rrugës kryesore në Saraj

    Qyteti i Shkupit sot i filloi punët ndërtimore në fazën e dytë nga projekti për rikonstruim të rrugës Saraj. Në fillimin e punëve ndërtimore morën pjesën kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

    “Sot fillojmë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për komunën e Sarajit dhe Shkupit, ndërsa kjo është faza e dytë nga projektit për rikonstruim e rrugës Saraj. Vitin e kaluar e rikonstruuam këtë aks rrugor në drejtim të kishës “Sveta Zllata Megllenska” deri në rrugën që çon drejt fshatit Lubin, në gjatësi prej 665 metra. Sot e vazhdojmë këtë projekt, prej atje ku u ndalëm vitin e kaluar deri në udhëkryqin me rrugën lokale drejt vendbanimit Gllumovë dhe aksin rrugor drejt Tetovës. Në këtë drejtim, i cili është në gjatësi prej rreth 1200 metra, tërësisht do të rikonstruohet rruga, ndërsa do të bëhet edhe riparim i shtigjeve për këmbësorë”, tha kryetari i komunës Trajanovski. Me këtë, shtoi ai, e vazhdojmë realizimin e projekteve infrastrukturore të kapitalit në këtë komunë, ku para një jave e filluam edhe rikonstruimin e rrugës kryesore në drejtim të vendbanimit Gllumovë. Me realizimin e këtyre projekteve. vlerëson Trajanovski, në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohen kushtet dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

    Kryetari i komunës së Sarajit Murati deklaroi se rikonstruimi i rrugës së Sarajit është projekt i shkëlqyer dhe se me realizimin e kësaj faze, së bashku me ndërtimin e projektit të ri në lumin Vardar dhe rikonstruimin e rrugës kryesore në Gllumovë, ne do të kemi infrastrukturë rrugore tërësisht të re nga hyrja në komunë deri te fillimi i vendbanimit Matkë.

    Në terren do të punojnë ekipe të kompanisë ndërtimore “Eskavator MK”, ndërsa punët ndërtimore duhet të përfundojnë për 140 ditë. Ky projekt është i financuar nga Qyteti i Shkupit i cili për të do të ndajë rreth 9,5 milionë denarë , njoftoi MIA.MK .

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...