More

    Filloi karvani i ndihmave të OH HILAL

    Si çdo vit më parë, ashtu edhe sivjet, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, OH HILAL e cila funksionon në kuadër të BFI në RM, ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për t’ju dalur në ndihmë të gjithë myslimanëve të vendit, të gjithë kategorive, sidomos rasteve të rënda sociale, duke  shpërndarë pako me artikuj ushqimorë e higjienikë. Aksioni i parë filloi në territorin e Myftinisë së Shkupit.

     

    Siç nënvizoi edhe vetë kryetari i OH HILAL, Mustafa efendi Dauti, shpërndarja e pakove do të kryhet në mënyrë shumë transparente dhe do të shpërndahet me prioritet deri te ata persona e familje të evidentuar në listën e hartuar nga operativa e Myftinisë së Shkupit. Ndihmat u shpërndanë në prezencë të myftiut, Rexhep ef. Jusufi.

    Siç nënvizoi Kryetari i HILAL-it, Mustafa ef. Dauti, sot për skamnorët e Shkupit u shpërndanë një mijë pako me produke ushqimore dhe mjete higjienike, kurse në nivel republikan sivjet numri i pakove do të jetë i dyfishuar, pra, do të shpërndahen gjithsej mbi dhjetë mij pako përgjatë 26 aksionve. Natyrisht, efendi Mustafa shprehu falënderim të veçantë për donatorët e ndryshëm , të cilët, duke i donuar ndihmat në OH HILAL me rastin e Muajit të Ramazanit, në fakt ndihmojnë mijëra familje skamnorë në Maqedoni.  Gjithësesi, pa përkrahjen, pa ndihmën dhe pa autoritetin e Reisul lemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, aksionet e këtilla gjithëpërfshirëse humanitare do të ishin shumë të vështira.

    Ndryshe, kryetari i OH HILAL ka shfrytëzuar rastin dhe ka apeluar deri te të gjithë organizatat humanitare që të gjejnë donatorë dhe të sigurojnë ndihma humanitare nga dhuruesit e shumtë që gjenden në mesin  popullatës sonë dhe, mos të prekin në fitra e zeqat, të cilat janë e drejtë ekskluzive e Baskësisë Fetare Islame, sepse me fitrin dhe zeqatin BFI-ja mirëmbanë Medresenë e Isa Beut si dhe FSHI-në në Shkup.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...