More

    FAZLIU : “SARAJI” , një foshnje jetime përmbrenda BDI-së

    “SARAJI” , një foshnje jetime përmbrenda BDI-së

    Zgjedhjet parlamentare të 2016 , Bashkimin Demokratik për Integrim e konfirmuan si partia e vetme dhe e pakontestueshme te shqiptarët e Maqedonisë , dhe se besimi i tyre tek Lideri i vetëm shqiptar Ali Ahmeti u konfirmua 16 vite me rradhë.
    Zgjedhjet e së dielës , gjegjësisht mbrëmja kur po numëroheshin votat , në opinion u krujua bindja se BDI nuk po kalon çaste të mir.
    Ishim në det me valë (dallga) të rrezikshme.Në fund shqiptarët i besuan BDI-së dhe e nxorën forcën e parë në vend.
    Saraji ishte e vetmja Komunë në Shkup ku BDI triumfoi fuqishëm karshi partive tjera.
    Të gjitha strukturat drejtuese në front:Shefi i shtabit në krye të detyrës ,Kandidatja për deputete së bashku me Kryetarin e Komunës në teren , Ministri në Ekzekutiv pranë qytetarëve , një mobilizim i jashtëzakonshëm që solli fitoren
    e BDI-së në Saraj.
    Kjo fitore “triumfuese” në SARAJ , i pasoi një trishtim i madh.Për herë të parë në historinë e BDI-së , organi më i lartë ligjvënës në vend Parlamenti , ngeli pa përfaqsues të saj nga SARAJI.
    Ishte moment i trishtë për të gjithë anëtarët , simpatizantët e posaqërisht për militantët që nuk mund ta kapërdinin këtë moment jo të këndshëm që po kalonte BDI në SARAJ.
    Kjo na shqetësoi të gjithëve edhe vetë subjektin politik BDI-në.
    Pas zgjedhjeve të 2016 , kaloi kohë deri te zgjedhja e Qeverisë së re , optimizmi dhe shpresa e të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në SARAJ ishte se meritonim një ulëse në Ekzekutiv , ajo e ministrit por nuk përjashtuam postin e
    zv/ministrit apo sekretarit shtetërorë në ndonjë ministri.
    Kur pothuajse u konfirmua se SARAJI do të drejtonte me një digaster në Ekzekutiv , ndodhi e papritura , SARAJIT iu mor ajo e
    drejtë e përfaqsimit dhe nuk ju dha as posti i
    zv/ministrit e as sekretarit shtetërorë.Anëtarsia e dëshpëruar.
    Askush deri sot nuk e ka marur përgjegjsinë për këtë “dështim” që e kaploi BDI në SARAJ.Edhe sot ka heshtje për këtë neglishencë.
    Në Zgjedhjet Lokale të 2017 dolëm fitues , por kjo fitore ngeli vetëm në rrafsh lokal dhe SARAJI po ngel një foshnje jetime përmbrenda BDI-së.
    Sot jemi edhe më keq , një Degë e pa konsuliduar , pa asnjë mledhje të mbajtur , pa kordinim të mirëfillt , me inate të mbrendshme.
    Bashkimi Demokratik për Integrim në SARAJ ka kuadro të rinj , të arsimuar , të përgaditur të marin mbi supe përgjegjësi , vendime të mëdha që do të ketë dobi edhe subjekti politik që i takojmë , por mbi të gjitha qytetarët që duket se janë të lodhur nga fytyrat e njejta që hidhen lart e poshtë në SARAJ.
    Për në fund , unë kam shumë shpresë te LIDERI Ahmeti , te Bashkimi Demokratik për Integrim , se platforma e re për 20 vitet e ardhëshme të funksionimit të Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbështetet tek forca e patjetërsueshme RINIA shqiptare , RINIA e Bashkimit Demokratik për Integrim.
    #Bashkë

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...