E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Faturat e larta! Të enjten protestohet para zyrës së EVN-së në Butel

Shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike, qytetarët kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre me protestë.

Sipas thirrjes që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e enjte, me fillim nga ora 13:00, para zyrës së EVN-së në Butel.

“Koha për të ngritur zërin ka ardhur! Nuk mund të qëndrojmë më të heshtur përballë faturave të larta të energjisë elektrike, të cilat janë bërë të papërballueshme për familjet tona. Manipulimet dhe padrejtësitë që po na bëhen si shqiptarë nga EVN Maqedoni nuk mund të tolerohen më! Ju ftojmë të gjithë që të enjten, më 6 mars 2025, të bashkohemi në protestë dhe të bëjmë pritje para zyrës së EVN-së në Butel. Secili qytetar le të marrë me vete faturat e larta të energjisë elektrike si dëshmi e padrejtësive që po na bëhen! Mos lejoni që zëri juaj të shuhet! Ne nuk mund të pranojmë që familjet tona të vuajnë për shkak të çmimeve të padrejta dhe abuzimeve që po ndodhin. Protesta është e drejta jonë dhe së bashku mund ta bëjmë ndryshimin! Mos qëndroni pasivë! Një komb që hesht përballë padrejtësisë, e pranon atë! Bashkohuni me ne dhe bëjmë ndryshimin së bashku!”, thuhet në njoftim.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads