Në tremujorin e parë të vitit 2025, numri i lindjeve është 3.526, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është ulur për 2,9 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Numri i personave të vdekur në tre mujorin e parë të vitit 2025 shënon rritje prej 3,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe është 5.398 njerëz, ndërsa prej tyre 15 janë foshnje të vdekura.
Shtimi natyror është negativ dhe është -1.872, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve.
Në këtë tremujor të vitit u lidhën 1.846 martesa, dhe numri i tyre është ulur për 25,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Janë regjistruar 465 divorce, që paraqet një rënie prej 22,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.