More

    Epilogu për shkollën e Idrizovës deri në fund të javës, Shaqiri: Të mos dëmtohen nxënësit

    Deri të premten, pritet të marrë një epilog përfundimtar rasti me 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës. Kështu paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke shtuar se epilogu përfundimtar do të varet nga vendimi i Inspektoratit të Arsimit që këtyre ditëve duhet t’i dorëzohet dikasterit të Arsimit. 13 nxënësit shqiptarë akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës dhe prindërit e nxënësve maqedonas se zgjidhja afat shkurte është e patjetërsueshme ndërkohë që do të vijojë procesi për zgjidhjen afatgjate, ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë.

    “Tre ditë protestojnë nxënësit në gjuhën maqedonase, nxënësit në gjuhën shqipe protestojnë 26 ditë, në të njëjtën shkollë. Si zgjidhje afatgjatë që e kemi diskutuar me komunën është ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë, kërkojmë mirëkuptim nga të dyja palët për zgjidhjen afat shkurte që duhet ta gjejmë sa më shpejtë, deri të premten pa dallim se janë nxënës maqedonas ose shqiptarë. Bëhet fjalë vetëm për një paralele, 13 nxënës të cilët kurrë nuk do të dëshiroja të jenë dëm në procesin arsimor për të tjerët që tashmë ndjekin mësimin në atë shkollë. Nëse ka hapësirë dhe mundësi dhe kjo konfirmohet nga Inspektorati i Arsimit duhet t’i pranojmë faktet dhe dokumentet. Nëse nuk ka mundësi dhe hapësirë të gjejmë zgjidhje afatshkurtër sa më shpejtë”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.

    Ndërsa 13 nxënësit shqiptarë kanë lënë fatin e tyre në duart e institucioneve përkatëse, prindërit e fëmijëve maqedonas sot kanë bojkotuar mësimin. Thonë se momentalisht në shkollën “Njegosh” nuk ka hapësirë për paralele shtesë prandaj paralelja e klasës së gjashtë në gjuhën shqipe është e pamundur të funksionojë. Nga Komuna e Gazi Babës sërish kanë përsëritur se paralelja shqipe për klasë të gjashtë nuk mund të hapet për shkak se shkolla në fjalë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për paralele shtesë. Komuna në fjalë, zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads