More

    Emri Republika e Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi për dy javë

    Maqedonia do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut për rreth dy javë, kur sipas procedurës duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës. Parlamenti i Greqisë dje me 153 vota “për” e ratifikoi marrëveshjen historike me të cilën e jepet fund kontestit shumëvjeçar të emrit. Më parë, Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për” i miratoi katër amendamentet kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës dhe pastaj me numrin e njëjtë të votave solli vendim për shpalljen e amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 me të cilat ata bëhen pjesë të Kushtetutës. Me këtë, emri i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, me gjuhën maqedonase të pranuar dhe nacionalitetin maqedonas, transmeton Portalb.

    Sipas procedurës, tani presidenti i Greqisë duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, më 28 janar, dhe me këtë do të bëhet Ligj zyrtar.

    Pastaj Greqia duhet ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, dhe më pas 29 përfaqësuesit të vendeve anëtare të NATO-s duhet ta nënshkruajnë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa duhet të ratifikohet edhe në kuvendet e vendeve të tyre.

    Protokollin për anëtarësimin në NATO duhet ta ratifikojë Parlamenti i Greqisë dhe pastaj Greqia të dërgojë shënim verbal në Maqedoni me të cilën do ta informojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për Protokollonin për NATO.

    Pas marrjes së shënimit Maqedonia duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në Kombet e Bashkuara se Marrëveshja hyn në fuqi. Pastaj, Maqedonia me letër do t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare se vendi tani quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

    Pas pranimit zyrtar të emrit pason hapja e ambasadave të të dy vendeve. Zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...