E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

(Ekskluzive) Sela: BESA kërkon kandidat konsesual në Komunat ku qëndron dobët me vota

Lideri Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, në një deklaratë dhënë për medial.mk, ka pohuar se nuk është aspak korrekte nga ana e Lëvizjes Besa, që të kërkon kandidat konsesual vetëm në Komunat ku ata qëndrojnë dobët me vota, por të njëjtën do të ishte mirë ta kërkojnë edhe në ato komuna, ku kanë shënuan rezultate të mira si psh: në Komunën e Çairit apo të Tetovës, njofton medial.mk.

“Nuk e di pse Lëvizja Besa nuk ka kërkuar kandidat konsesual në Komunën e Çairit, apo të Tetovës ku kishin rezultate të mira. Nëse Besa kërkon kandidat konsesual të kemi në Tetovë dhe Çair, atëherë duhet të merret se propozimi i tyre qëndron dhe është qëllim mirë. Vet fakti që mundohen t’i ruajnë pozicionet e tyre politike edhe në ato komuna ku kanë humb, të kërkojnë kandidat konsesual, është deklaratë jo qëllim mirë, tendencioze, që ka për qëllim të luftojnë përmes konsualitetit një oponent të tyre politik, në rastin konkret Aleancën për Shqiptarët”, tha mes tjerash për medial.mk, lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.

 

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads