More

    Edi Rama sfidon Kroacinë: Ballist Morina nuk ekstradohet

    Pasi Gjykata e Shkallës së parë në Kroaci vendosi për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, thuhet se Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.

    Ballisti rrezikon jetën e tij nëse ekstradohet atje, megjithatë çështja është apeluar.

    Kujtojmë se gjithçka ndodhi në tetor të 2014 kur heroi i shqiptarëve ngriti dronin e flamurit “Autochthonous” në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

    Për këtë çështje, sot në orën 19:00 përpara dyerve të Kryeministrisë do të mbahet një protestë për mosekstradimin e Morinës së Serbi.

    Njoftimi i FSHF:
    FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mosekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem.

    Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...