Dibër, 1 tetor – Në qendër të Dibrës sot është vendosur një pankartë ku shkruhet “Shqiptarët po poshtërohen deri në atë pikë sa po nëpërkëmbet gjaku i luftëtarëve të rënë!. Kthehu komandant Ali Ahmeti!”.
“Pamnkartën e vendosëm sot në mëngjes në orën 7. Ndodhet në anën e kundërt të selisë së degës së partisë sonë. Është themeluar me kërkesë të 90 për qind të shqiptarëve në Dibër”, tha për MIA-n, Ramadan Imeri, nënkryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Është, siç theksoi, për shkak të “pakënaqësisë dhe revoltës nga poshtërimi që kanë përjetuar shqiptarët nga qeveria aktuale”.
Me dibranët me të cilët biseduam nuk pajtohen me këto qëndrime dhe konsiderojnë se “provokime të tilla nuk janë të nevojshme”. Paraprakisht, pankartë me imazhin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, u vendos në mbikalim në autostradën Shkup – Tetovë, menjëherë pas vendbanimit Saraj, Ali Ahmeti, ku shkruhet “Komandant, jemi gati”.
Fronti Europian nesër do të zhvillojë një ngjarje me moton “Njëqind ditë, poshtërim, skandale, fyerje”, ku do të trajtohen krerët e partive të përfshira në Front.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje deklaroi se policia do të përgjigjet ashpër në gjitha provokimet që kanë për qëllim destabilizimin e shtetit. Pas deklaratës së kryeministrit Mickoski lidhur me tentativat e mundshme destabilizuese pas ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimeve evropiane, se vendi do të veprojë në mënyrë përkatëse me rrethanat, si dhe porositë nga Reçica e Vogël se BDI është “e përgatitur për sfidat e ardhshme politike”, Toshkovski tha se të gjitha informacionet u përcillen organeve kompetente. Do të ketë përgjigje, thotë, edhe në të gjitha përpjekjet për ndezjen e tensioneve ndëretnike.
Kryeministri Mickoski në gusht doli me pretendime se integruesit në shtator do të ndërmarrin hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit në përpjekje për të mbrojtur kapitalin që e kanë krijuar gjatë qeverisjes, por ky pretendim u hodh poshtë nga ana e liderit të partisë Ali Ahmeti.
Para dy ditëve ka mbajtur mbledhje në selinë në Reçicë të Vogël. – Ne jemi këtu dhe gati, kanë shkruar në foton e përbashkët që kanë publikuar pas takimit, e më pas në rrjetet sociale kanë dalë fotografi të tjera me të cilat kanë bërë pyetjen: “A jeni gati?”. Nga partia vazhdimisht përgenjeshtrojnë se kanë plane për destabilizim.