“Dyshohet se lejuan të burgosurit të shkonin në shtëpi pa të drejtë”, aktakuzë ndaj ish-drejtorit të burgut në Shutkë dhe 7 personave të tjerë

Prokuroria ka parashtruar aktakuzë kundër tetë personave të punësuar në INP Burgu Shkup, respektivisht në burgun e Shutkës. Në mesin e personave të dyshuar është edhe ish-drejtori i burgut, Filip Andonov.

“Në bazë të dëshmive të grumbulluara i akuzuari i parë si drejtor i institucionit dhe dy nëpunës të policisë si bashkëveprues kryen vepër të vazhdueshme penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit’ prej tyre një nëpunës i policisë ka kryer edhe vepër penale ‘Punë e pakujdesshme në shërbim’, për të cilën vepër akuzohen edhe pesë nëpunësit e tjerë të policisë”, njoftoi sot Prokuroria.

Të dyshuarit, siç bëhet e ditur në kumtesë, dyshohet se në periudhën prej marsit deri në korrik të vitit 2024, me paramendim kanë kryer veprime të lidhura, gjatë kryerjes së autorizimeve të tyre, me çka pesë personave të dënuar u kanë mundësuar lehtësira të cilat sipas vendimeve gjyqësore nuk u kanë takuar.

“Ata lejuan që personat e dënuar të dërgohen deri te shtëpitë e tyre dhe deri te lokacionet e tjera për nevoja private në kundërshtim me procedurën për nxjerrjen e personave të privuar nga liria jashtë institucionit”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria theksojnë se procedura ishte hapur në shkurt të këtij viti kundër dhjetë personave, dy prej të cilëve janë liruar nga aktakuza në mungesë të provave.

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm