
Një shofer dhe bashkëudhëtar i kamionit janë lënduar prejse në mëngjes rreth orës 6:30 janë përmbysur me automjetin në autostradën Tetovë-Shkup. Për shkak të lëndimeve bashkëudhëtari është mbajtur në Spitalin e Tetovës për observim.
“Automjeti motorik transportues i markës “mercedes” e ka humbur kontrollin, ka dalur nga rruga dhe është përmbysur në anën e djathtë të autostradës Tetovë-Shkup. Në automjet janë lënduar shoferi F.A. (48) nga Porroi dhe B.Z.(29) nga Sellca. Janë dërguar në spitalin e Tetovës për dhënie të ndihmës mjekësore”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
Mbikqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë. Prej atje apelojnë dhe paralajmërojnë në kujdes të madh te shoferët në këtë periudhë të vitit për shkak të mjegullës, reshjeve të shiut, paraqitjes së ngricave, si dhe shembjes së gurëve. /Derveni.info

