More

    Doktori Durmishi e godet rëndë mjekun Sela, ja çka i shkruan

    Shkruan Nafi Durmishi

    Dëgjuam me vëmendje deklaratën e z.Ziadin Sela, i cili kërkoi doreheqjen e Ministrit të Arsimit,z.Arbër Ademi. I nderuar z.Sela sa për informatë në komunen e Çashkës, pikërisht në pushtetin lokal, janë këshilltarët tuaj në koalicion me LSDM dhe kryetari i këshillit komunal është po nga partia juaj. I njëjti problem është dhe ne shumë vendbanime tjera në këte komunë, edhe pse ato janë banorë të përkohshëm (të cilët me vetëdëshirë i dërgojnë fëmijet e tyre që të ndjekin atë shkollë në atë gjuhë) në ato vendbanime dhe nuk kanë adresë të përhershme aty ku banojnë. Së dyti do ishte mirë të kërkoni llogari nga kryetari i këshillit komunal i cili eshte nga ju dhe të dhe të kërkoni llogari nga përsona qe ju ju keni dhënë besimin për veprimtari pozitive, por të mos harrojmë se aspak nuk ju intereson për këto vendbanime si Lider i një partie, sepse asnjëherë nuk i keni vizituar dhe ndoshta as nuk e dini ku ndodhen këto vendbanime, ngase duhet ta keni përjetuar shëtitjen në këto vise dhe të dëgjosh hallet e këtyre njerëzve, që janë “vrima e fundit e kavallit”. Do t’ju ishim mirënjohës nëse në vend të deklaratae dhe fjalëve boshe të merreni me këte problem dhe ta zgjidhni, por e di se as këte se bëni, edhe pse ishit pjesë e përgjegjësis në pushtetin Qëndror, ikët nga përgjegjësia e jo të merreni me një problem lokal të një vendi që as nuk e keni idenë se ku ndodhet”, shkruan kwshtu Durmishi.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...