Dogana sekuestron një shufër ari me vlerë 73 mijë euro

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë denarë( rreth 73.000 euro), e cila ishte e fshehur në këpucën e një pasagjeri në një autobus në linjën Gostivar–Stamboll

 

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të detajuar të udhëtarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ari është gjetur i mbështjellë me letër të bardhë.

 

“Pllaka e arit është sekuestruar në një aksion të zyrtarëve doganorë gjatë daljes nga vendi. Ngjarja është zbuluar pasi një autobus që qarkullonte në linjën Gostivar–Stamboll është ndalur për kontroll, ku, për shkak të dyshimeve të arsyeshme, është kryer kontroll i detajuar i një pasagjeri, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, në një nga këpucët e tij është gjetur një shufër ari me peshë 848 gramë, e mbështjellë me letër të bardhë. Me qëllim kontrabandimi, i dyshuari e kishte mbajtur pllakën fillimisht në xhaketë, ndërsa menjëherë para kontrollit e kishte fshehur në këpucë. Ndaj tij, nga Sektori për hetime i Drejtorisë së Doganave, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Drejtoria e Doganave vazhdon aktivitetet e saj për parandalimin e tregtisë ilegale dhe kontrabandës së mallrave me vlerë, me qëllim mbrojtjen e tregtisë ligjore dhe interesave ekonomike të shtetit”, thonë nga Dogana.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm