E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Disa pjesë të Shkupit sot me reduktime të energjisë elektrike


Pa energji elektrike sot do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në komunat e Shuto Orizares, Sarajit, Ilindenit dhe Karposhit.

Siç njofton QRMK Shkup, në periudhën prej orës 8 deri në orën 14 pa rrymë do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugëve “Indira Gandi”, “Haxhi Jovan Shishov” dhe “Tikveshka”, ambulanta dhe kopshti “8 Prilli” në komunën e Shuto Orizares.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15 rrymë nuk do të kenë konsumatorët e pjesës së Petrovecit, objektet që gjenden përgjatë rrugës për Ognjancë, fshati Kozhle, pastaj Jasen, fshati Bllacë, një pjesë e Katllanovës, objektet pranë Totincit, fshati Ognjancë dhe fshati Badar në komunën e Ilindenit.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup njoftojnë se në periudhën nga ora 9:45 deri në orën 11:30 pa rrymë do të jetë edhe një pjesë e fshatit Krushopek në komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 konsumatorët e rrugës “Kozle” – ndërtesat përballë pompës së benzinës së Makpetrolit në komunën e Karposhit.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads