Pas shiut të rrëmbyeshëm që sot përfshiu rajonin e Tetovës, ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës Tetovë – Jazhincë.
Shiu i cili ende po bie, por me intensitet më të dobët, ka bllokuar plotësisht rrugën Tetovë – Jazhincë, si pasojë e daljes nga shtati e lumit në fshatin Poroj.
Lumi në fshatin Poroj ka qenë vazhdimisht rrezik për banorët e këtyre fshatrave, për shkak të gurëve dhe mbeturinave që vijnë nga Mali Sharr, transmeton Aktuale.mk