More

    Dega e LR PDSH-së në Saraj distancohet nga RDK-ja e Vesel Mehmetit

     

    Dega e LR PDSH-së në Saraj distancohet nga RDK-ja e Vesel Mehmetit ku mes tjerash ata thanë se ,

    Kryesia e degës si dhe të gjithë anëtarët e LR PDSH-së në Saraj, me indinjatë të thellë kanë reaguar kundër vendimit të njëanshëm dhe kryeneç të partnerit të Aleancës së Shqiptarëve, përkatësisht kundër Vesel Mehmetit, kryetar i RDK-së, i cili pa informuar paraprakisht dhe pa dhënë kurrfarë sqarimi ka vendosur krye më vete që për ministër të saj të propozojë qytetarin e Kondovës, Suhejl Fazliun.

    Parimet esenciale të Marrëveshjes Shqiptare të nënshkruar në mes të liderëve politik shqiptar në Maqedoni, por edhe parimet e marrëveshjes për bllokun opozitar nën emrin Aleanca për Shqiptarë, obligojnë që veprimet të jenë të bashkërenditura dhe në sinkroni të plotë me të gjitha interesat kombëtare. Së këndejmi, edhe përzgjedhja e kandidatëve për poste ministrore duhet të jetë e matur, e kujdesshme, duke i verifikuar personat përmes të kaluarës së tyre në vijën e interesave kombëtare.

    Pyesim publikisht Vesel Mehmetin se kë e përfaqëson qytetari i Kondovës, Zyhejl Fazliu? Më së paku mund të jetë përfaqësues i RDK-së, sepse kjo parti as që ka pasur degë aktive dhe as që ka funksionuar në zonën e Sarajit. Veprimet e linjave nëntokësore më së paku i përkasin Aleancës së Shqiptarëve. Jemi thellësisht të bindur se emërtimi i këtij personi për Ministër të Pushtetit Lokal vjen pikërisht nga kjo linjë, meqë z. Fazliu kurrë nuk është parë as të ketë aderuar në RDK kurse familja e tij ka kohë që nuk marrin pjesë në votime në asnjë palë zgjedhje!

    Dega e LR PDDSH-së, në Saraj, po ashtu, kërkon nga kryesia qendrore e Partisë që ta shqyrtojë aleancën e vet por edhe bashkëpunimin me RDK-në e Vesel Mehmetit i cili jo njëherë është treguar mjaft tinzar, jo i sinqertë, jo parimor dhe misterioz në veprimet e tij të cilat pa dyshim që po e dëmtojnë drejt për drejt LR PDSH-në.

    Thuhet nga reagimi i Degës së  LR PDSH, Saraj.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...