E enjte, 22 Maj, 2025
15.8 C
Skopje

DAP, ESHS, “Drini i ZI”…. vazhdon përjashtimi sistematik i shqiptarëve

Në konkursin e DAP-it të publikuar më 26 shkurt, janë avancuar 26 punonjës maqedonas dhe asnjë shqiptar, ndërsa në konkursin tjetër të datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime – 40 janë maqedonas dhe vetëm një shqiptar. Punësime monoetnike ka patur edhe në HEC Spilje-Dibër, 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë, si dhe në CEMV- “Drini i Zi” në Strugë – 23 maqedonas dhe asnjë shqiptar

 

Besa IBRAIMI

 

Shkup, 21 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj rezultateve të fundit të konkurseve të brendshme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), duke i cilësuar ato si një tjetër dëshmi të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas reagimit të BDI-së, në konkursin e publikuar më 26 shkurt, janë avancuar 26 punonjës maqedonas dhe asnjë shqiptar, ndërsa në konkursin tjetër të datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime – 40 janë maqedonas dhe vetëm një shqiptar.

 

“Këto shifra nuk janë rastësi, por rezultat i një përjashtimi të qëllimshëm të shqiptarëve nga administrata publike”, thuhet në reagimin e BDI-së, duke shtuar se ky diskriminim bie ndesh me Kushtetutën, Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe parimet e përfaqësimit të drejtë. BDI shprehet se këto praktika përfaqësojnë një rikthim të politikave diskriminuese të së kaluarës, të cilat vënë në rrezik bashkëjetesën dhe karakterin multietnik të shtetit. “Kjo është një situatë alarmante që kërkon përgjigje të menjëhershme”, theksohet në kumtesë. Partia e Ali Ahmetit kërkon sqarim nga Qeveria për këtë pabarazi etnike, duke e cilësuar të papranueshme që një situatë e tillë të ndodhë në vitin 2025, në një vend që synon integrimin në Bashkimin Evropian. “Si është e mundur që në një shtet evropian të ndodhin këso pabarazish pa ndjesi turpi dhe pa asnjë llogaridhënie?”, pyesin nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

 

BDI paralajmëron se nuk do të heshtë përballë këtyre padrejtësive dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme politike dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në administratë. “Do të veprojmë me vendosmëri për të ndalur këtë degradim institucional të shqiptarëve,” thuhet në deklaratë. Në fund, BDI apelon edhe tek bashkësia ndërkombëtare që “me vëmendje të ndjekë këto prirje që çojnë drejt prishjes serioze të ekuilibrit ndëretnik në vend”.

 

Në ndërkohë, punësime monoetnike dje ka patur edhe në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV)- “Drini i Zi” në Strugë. Dje janë pranuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar. Me këtë rast, ka reaguar ashpër Dega e BDI-së në Strugë, sipas të cilës, kjo praktikë diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme, veçanërisht në një rajon si Struga, ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore. Edhe në HEC Spilje në Dibër janë punësuar 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë, ndërsa situatë nënçmuese është regjistruar edhe në Entin Shtetëror të Statistikave, ku javën e kaluar u punësuan 14 maqedonas dhe asnjë shqiptarë.

Punësimet e muajve të fundit në Entin Shtetëror të Statistikave e kanë thelluar edhe më tej hendekun e përfaqësimit të drejtë etnik. Pas 14 vendimeve të miratuara për punësime të reja (maqedonas) kanë vijuar punësime me kontrata për dhjetëra punonjës të tjerë, mes të cilëve vetëm një shqiptar. Ndërkohë, dy punonjës shqiptarë janë larguar nga ky institucion, duke e lënë shumë poshtë përqindjen e përfaqësimit, nën 20 për qind.(koha.mk)

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Nesër mot me vranësira, nga pasditja e së mërkurës me shira të rrëmbyeshëm lokal

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads