E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

“Çmenden” faturat e rrymës/ Qytetarët: Në RMV paguajmë më shtrejtë se në Gjermani!

Pavarësisht ekonomisë së brishtë dhe çmimeve të larta me të cilët qytetarët e RMV ballafaqon çdo ditë, edhe EVN po I “rrjep” qytetarët të cilët ankohen se faturat u vijnë me çmime marramendëse.

 

Të anketuar nga Klan Macedonia qytetarë të revoltuar kërkojnë zgjidhje, e jo siç thonë ata, të marrin vetëm para nga populli.

 

“Ankohen se rryma është shtrenjtë, rryma ma shtrenjtë se në Europë këtu në RMV edhe çmimet janë më shtrenjtë se në Evropë, ju të doni ndash në Gjermani ndash..k’tu s’ka kurni farë rregulli. Premtime boll, punë hiç.

 

“Ne si pensionist shumë zor po e kalojmë me rrymën me ujin dhe me krejt gjërat, duhet të merren masa diçka me bo se po na vijnë letrat një muaj ma pak tjetrin muaj më shumë a ashtu e bëjnë që me kast ua marrin mend njerëzve” – tha një qytetar.

 

“Gjithçka shtrejntë, katastrofë, por vetëm ata e dinë Shteti. Si e vendosin të mëdhenjtë ashtu le të jetë” – tha qytetari.

 

“Po shiko, rryma është treg europian e tregut europian nuk mund me i ikë, sikur benzina dhe nafta, ashtu edhe rrymën e ke. Tash ankohen, se standardi te popullata është i ulët, nuk është i rrymës” – tha një qytetar.

 

“Këto veç me marrë para nga populli, ja tash po shkoj të paguaj rrymën, 35 mijë denarë rryma ku ka kjo… po po për një muaj kjo është katastrofë s’di duhet me u zgju populli sidomos për disa çështje rryma uji…por edhe telefonat kan hip krejt sendet kanë hip” – tha një qytetar.

 

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike për amvisëritë është më e shtrenjta në rajon, me çmim mesatar prej 6.08 denarë për kilovat-orë. Pasojnë Shqipëria dhe Mali i Zi me 5.5 denarë, derisa çmim më të lirë ka Kosova – 4.05 denarë për 1 kilovat-orë apo 34% më lirë se sa në vendin tonë.

 

Sa për krahasim edhe qytetarët e Hungarisë, që është vend anëtar I BE-së, paguajnë çmim mesatar më të ulët se amvisëritë në vendin tonë – 5.29 denarë për kilovat-orë. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads