Champions League/ Fitojnë favoritët: Juventus, Barcelona, Bayern dhe Liverpool

Janë mbyllur takimet e sotme të vlefshme për Champions League, që kompletojnë raundin e shtatë të fazës. Spektakli dhe surprizat nuk munguan, me disa prej ekipeve të mëdha që siguruan fitore të rëndësishme, brenda dhe jashtë fushe.

Barcelona arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Slavia Prague, duke triumfuar 4-2, pavarësisht nisjes jo bindëse të ndeshjes. Protagonist absolut ishte Fermin Lopez, autor i dy golave, ndërsa Dani Olmo dhe Robert Leëandoëski vulosën përmbysjen dhe fitoren e katalanasve.

Fitore bindëse edhe për Juventusin, që në “Allianz Stadium” mposhti 2-0 Benficën. Bardhezinjtë zgjidhën gjithçka pas pushimit, me golat e Khephren Thuram dhe Ëeston McKennie, duke hedhur një hap të rëndësishëm përpara në kompeticion.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich konfirmoi formën e mirë duke mundur 2-0 Royale Union Saint-Gilloise. Harry Kane ishte vendimtar me dy gola në pjesën e dytë, edhe pse anglezi shpërdoroi një penallti në minutat e fundit të sfidës.

 

Liverpool u kthye me tre pikë të arta nga transferta e vështirë në “Velodrome”, duke mposhtur Marseille 3-0. Dominik Szoboszlai realizoi një supergol në fund të pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i vendasve i hapi rrugë e fitores që do të vulosej nga Gakpo.

Chelsea vuajti më shumë se pritej, por arriti të marrë fitoren minimale 1-0 ndaj Pafos, falë golit të Moises Caicedo. Ndërkohë, Atalanta u befasua në shtëpi, duke u mposhtur 3-2 nga Athletic Bilbao.

Në ndeshjet e tjera, Neëcastle tregoi forcë duke triumfuar bindshëm 3-0 ndaj PSV, duke mbyllur një mbrëmje të ngarkuar me emocione në Champions League.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Polici mund të largojë me urdhër verbal dhunuesin nga shtëpia edhe nëse ai është pronar i pronës, njoftoi Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm