E diel, 20 Prill, 2025
14.8 C
Skopje

“Bota islame ka dështuar ta mbrojë Palestinën”, Erdogan me ‘zemër të thyer’ flet për masakrat në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, duke akuzuar qeverinë izraelite për sulme pa dallim ndaj palestinezëve.

 

Ai kritikoi “heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

 

“Qeveria izraelite, në një gjendje të çmendurisë së plotë, po masakron pa dallim palestinezët”, tha Erdogan gjatë një takimi të grupit parlamentar pro-palestinez në Stamboll.

 

Ai theksoi se në mesin e të vrarëve ka edhe gazetarë dhe fëmijë, ndërsa “media globale dhe luftëtarët e të drejtave të njeriut heshtin”.

Bëhet e ditur se Erdogan gjithashtu kritikoi vendet perëndimore për ato që ai i quajti standarde të dyfishta, shkruajnë mediat e huaja.

“Ata vendosin shpejt sanksione për incidentin më të vogël. Por unë pyes – ku janë ata tani kur bëhet fjalë për Izraelin?”, theksoi ai.

Sipas liderit turk, “gati 60,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin vrarë brutalisht që nga 7 nëntori 2023.

Ai paralajmëroi se “çdo propozim që përfshin dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre mijëvjeçare nuk ka asnjë vlerë”.

Ndër tjera, akuzoi ata që “heshtin për vrasjet në Gaza” se përpiqen të “normalizojnë gjenocidin” duke etiketuar rezistencën palestineze si “terrorizëm”.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Gaza dhe Palestinë janë ekspozuar ndaj një prej grabitjeve më të mëdha për gati njëqind vjet”, tha ai.

Presidenti turk vuri në dukje se ai me keqardhje, me një “zemër të plagosur”, duhet të thotë se “bota islame ka dështuar të përmbushë atë që pritej prej saj në lidhje me Gazën”.

Më të lexuara

Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit

Më 19 prill 2025, në ora 06:10 në SPB...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads