Dhe me Trumpin që tani është vendosur të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar, premtimi ka ndihmuar që bitcoin të arrijë në një varg nivelesh rekord, me pak shenja të ndonjë ngadalësimi të afërt, shkruan Business Insider.

“Unë mendoj se është emocionuese në kuptimin që sigurisht i jep besueshmëri kriptomonedhave dhe bitcoin”, ka thënë për Business Insider, Scott Mason, një këshilltar i lartë i politikave të Holland&Knight me ekspertizë në blockchain dhe kripto.

Çfarë do të bënte një “rezervë bitcoin”?

Në të njëjtën javë kur Trump u zotua të krijonte një rezervë kombëtare, senatorja e Wyoming, Cynthia Lummis, “nxori planin” për atë se si mund të dukej diçka e tillë.

Sipas të ashtuquajturit Akt të saj BITCOIN, SHBA do të grumbullonte 1 milion bitcoinë gjatë 20 viteve, me synimin për të zotëruar afërsisht 5% të furnizimit total.

“Bitcoin ka qenë duke u vlerësuar që nga fillimi. Ky do të ishte një aset që mund të ndihmojë në mbështetjen e dollarit amerikan si monedhë rezervë botërore dhe të shërbejë si një rezervë që mund të përdoret për të reduktuar ndjeshëm borxhin kombëtar”, ka shpjeguar ajo.

Supozohet gjithashtu se vlera mbiçmuese e bitcoin do të kundërbalancojë dobësimin e dollarit në rast të një periudhe tjetër inflacioni.

“Ky është lloji i veprimit që do të na kushtonte shumë pak financiarisht, por mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin tonë financiar në të ardhmen”, ka shkruar eksperti Anthony Pompliano duke bërë thirrje që SHBA të “printojë” 250 miliardë dollarë për të grumbulluar më shumë bitcoin.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur.

Ananya Kumar, zv/drejtoreshë për të ardhmen e parasë në “Atlantic Council’s GeoEconomics Center”, është e pasigurt për rolin e bitcoin si një mbrojtje e inflacionit.

Ndryshe nga ari, ajo tha se monedha ende tenton të ndjekë tregun e aksioneve.

Nëse SHBA investon në një aktiv të paqëndrueshëm, rrezikon efektet e “rrjedhës së poshtme në ekonomi”, ka paralajmëruar ajo.

Çështje të tjera të vazhdueshme mbeten gjithashtu, të tilla si nëse publiku amerikan – shumica e të cilëve nuk zotërojnë bitcoin – do ta favorizojë idenë.

Pavarësisht kësaj, cilat do qofshin pengesat, investitorët janë kryesisht optimistë se një rezervë do të vijë vitin e ardhshëm.

Madje, sipas tregut të basteve Kalshi, ka 64% mundësi që të ndodhë përpara vitit 2026.

Por gjithçka mund të varet nga Kongresi, ku mbështetja duket se mungon tani, mendon kripto-miliarderi Michael Novogratz.

“Ndërsa republikanët kontrollojnë Senatin, ata nuk kanë 60 vende”, tha themeluesi i Galaxy për Bloomberg TV, duke vënë në pikëpyetje nevojën për një rezervë.

Kongresi përfundimisht do të duhet të bashkëpunojë me Rezervën Federale dhe Thesarin, dhe mund të duhet pak kohë që kjo të ndodhë.