E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Big Mama “godet” Adelina Tahirin: “Nuk do të kisha guxim të martohesha me maqedon”

Besjana Kasami e njohur si Big Mama në kuadër të emisionit të saj “Mama’s Trip” të TV 21, këtë fundjavë ishte në Bansko të Bullagrisë. Në këtë vend, Big Mama zhvilloi një intervistë me këngëtaren e njohur dhe shumë të përfolur në mediat shqiptare, Adelina Tahirin, e cila po qëndronte për pushime në atë vend.Gjatë bisedës së zhvilluar, Big Mama tregon që nuk do të kishte pasur guxim të martohej me një maqedon edhe pse është një femër shumë e guximshme.

“Unë për veten time nuk kisha pat guxim, po të them të drejtën edhe jam një femër shumë e guximshme, po një gjë të tillë nuk kisha mund ta bëjë.”, i ka thënë Big Mama këngëtares. Ndërsa, Adelina Tahiri i thotë që nuk e bënë sepse ende nuk je dashuruar.

Sa i përket martesës me Serjozha Markov, këngëtarja është shprehur që sigurisht që do të ishte dëshira e saj dhe e familjes të martohej me dikë të moshës, fesë dhe shqiptar, por që sipas saj Zoti nuk dhuron gjithmonë perfeksion.

“Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote, unë e du kombin tim i respektoj kombet e tjera edhe fetë e çdo gjë, por mbi të parat e vë fenë time dhe kombin tim. Unë partnerin që kam marrë nuk më ndryshon asnjë gjë, sigurisht që kishte qenë dëshira e familjes time dhe dëshira ime të kem një shqiptar, të kem një të fesë time, një të moshës time do të ishte diçka e përkryer, por Zoti gjithmonë përkryerje nuk të jep’, ka thënë Adelina për martesën e saj me maqedonin.

Adelina Tahiri në dhjetor të vitit 2017 është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov martesë kjo e cila bëri bujë të madhe në mediat rozë. Ata tani janë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon./21Media

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads