More

    Besimi: 7.5 milionë euro nga BERZH-i dhe BE-ja për vendkalimin e përbashkët hekurudhor në Tabanoc

    Ministria e Financave, përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së, siguroi 7.5 milionë euro për realizimin e projektit për vendosjen e vendkalimit të përbashkët hekurudhor – Tabanoc. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe përfaqësuesi i BERZH-it në vend, Fatih Turkmenoglu.

    “Nënshkruam marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që i referohet përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës hekurudhore në vend, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjes me Serbinë, me të cilën së bashku realizojmë këtë projekt” theksoi ministri Besimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë.

    Ai theksoi se kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve zhvillimore, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme të vendit, duke mundësuar kështu përafrimin me standarin e BE-së.

    Për realizimin e këtij projekti marrëveshja e nënshkruar sigurohen 5 milionë euro nga BERZH-i, për të cilin sigurohen 2.5 milionë euro grant nga fondi i investimeve WBIF-së të BE-së.

    “Kjo është vetëm pjesë e listës së gjatë të projekteve për të cilat kemi punuar me përkushtim në periudhën e kaluar për të siguruar mjete financiare për realizimin e tyre, të cilat do të sigurojnë rritje të qëndrueshme dhe konvergjencë më të shpejtë drejt BE-së. 7.5 milionë eurot e siguruara për realizimin e këtij projekti janë pjesë e pakos së madhe prej mbi 700 milionë eurove për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, për të cilat zgjidhjet ligjore u miratuan këtë javë në Kuvend.

    Gjithashtu, vlen për tu theksuar se në kuadër të Buxhetit për vitin e ardhshëm janë planifikuar 733 milionë euro për shpenzime kapitale”, tha ministri Besimi.

    Ai shtoi, se përveç këtyre mjeteve për qëllime zhvillimore, janë siguruar edhe mjete mbi 250 milionë euro për përballimin e krizës.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...