More

    BE i dhuroi gjashtë autobusë ekologjikë qytetit të Shkupit

    Gjashtë autobusë ekologjikë, donacion nga BE-ja mbërritën në garazhet e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

     

    Autobusët kanë kapacitet për 98 persona, përfshi edhe personat me nevoja të posaçme. Projekti sipas ambasadorit të BE-së në Shkup, Michalis Rokas kap vlerën prej 10 milionë euro.

     

    Rokas tha se projekti do të përfshijë disa qytete edhe atë Manastirin, Kumanovën dhe Tetovën, rajone këto të cilat po përballen me ndotje të lartë të ajrit. Projekti Autobusët ekologjikë vijnë në kohën ku përveç ndotjes së lartë të ajrit, qyteti i Shkupit po përballet edhe me kaos në transportin publik.

     

    “Ky aktivitet është pjesë e projektit në vlerë prej 10 milion eurosh që do të ndihmojë në uljen e ndotjes së ajrit. Ky është një problem vërtetë serioz që fillojmë ta ndjejmë menjëherë me fillimin e sezonës së ngrohjes. Ky problem tashmë me vite e merr tatimin mbi shëndetin e qytetarëve. Ky projekt që e realizojmë i përfshin qytetet Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë që janë ndër qytetet më të prekura nga ndotja e ajrit….. Me sigurimin e këtyre 6 autobusëve qëllimi i BE-së është t’u jep prioritet nevojave të qytetarëve”, tha Roksa, ambasadori i BE-së.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të...

    Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me...

    Gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe në autobusët e rinj ekologjik në Shkup, MMJPH: Do të përmirësohen para se autobusët të dalin në qarkullim

    Bashkimi Evropian i ka dhuruar Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup gjashtë autobusë ekologjikë, ndërsa në pranim-dorëzimin e tyre morën...

    Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne...