More

    BDI: Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë

    Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione, thonë nga BDI.

     

    Nga atje thonë se gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin.

     

    “Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore.

     

    Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike.

     

    Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

     

    Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Një punëtor humb jetën në rrugën Kërçovë-Ohër

    Me datë 29.01.2025 në ora 13:20, në Departamentin e Policisë Kërçovë është raportuar se Z.T (51) nga Kërçova, gjatë...

    Taravari: Qytetarët të raportojnë nëse u kërkohet ryshfet për shërbimet shëndetësore

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse u kërkohet ryshfet për ofrimin e...

    Gashi: Ka marrëveshje xhentelmene, Frontit Europian i takon Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini! S’mund t’i merret

    Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se Frontit Europian i takon Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, përcjell...

    Vr,itet në Suedi burri që e kishte djegur Kuranin

    Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë...